Po kryeminister kokoshi pse nuk mbushej dot me frymë ?

Për Edin që i dridhej zëri!

Rruga e Kombit është ndërtuar tërësisht nga lekët e popullit. Ne kemi paguar për të 1.3 miliardë USD. I kemi paguar të gjitha ne kokërr më kokërr, jo ti Edi Rama, as konçesionari yt, por ne të gjithë, 1.3 miliardë kokrra dollarësh.

Në 2014-ën dhe 2015-ën, kur na rrisje taksën e qarkullimit, e bëje me një refren të vetëm – “Duhet ta rrisim taksën, sepse na duhen lekë për të mirëmbajtur rrugët. Kemi bërë studime, qeveria ime, ekspertët e qeverisë sime kanë bërë studime dhe kemi arritur në konkluzionin që për të mirëmbajtur rrugët na duhet ta rrisim taksën e qarkullimit nga 7 lekë në 27 lekë pa TVSH”

Dy vjet me rradhë e rrite taksën e qarkullimit tek çmimi i naftës, nga 70 lekë të vjetra pa TVSH ose 84 lekë të vjetra me TVSH për një litër naftë/benzinë, në 324 lekë të vjetra me TVSH për një litër. E nxorre Shqipërinë si vendi me cmimin më të shtrenjtë të naftës në Europë…vetëm e vetëm se të duheshin lekë për mirëmbajtjen e rrugëve.

E di sesa paguajnë çdo vit shqiptarët në formë taksash për mirëmbajtjen e rrugëve? – 150 milionë Euro (ose 200 miliardë lekë të vjetra)
E di sesa të kemi paguar këto 5 vjet për mirëmbajtjen e rrugëve? – 650 milionë Euro
E di sesa do të nevojiteshin sikur t’i kishe mirëmbajtur në mënyrë perfekte, për 5 vjet, të gjitha rrugët e Shqipërisë sipas studimit të qeverisë tënde? – 250 milionë Euro. Por edhe këto ti nuk i ke shpenzuar të gjitha, se rrugët janë shkatërruar. Shiko autostradën Tiranë-Durrës, është bërë si rrugë në Siri, pas bombardimeve të ISISit.

 

Ku i çove lekët? Ose më saktë “Ku i çon lekët e rrugëve që nuk i shpenzon për mirëmbajtjen e rrugëve?”

Përgjigjja është e thjeshtë:
Lekët e taksave që shqiptarët t’i paguajnë që ti t’u mirëmbash rrugët, ti i çon për konçesionet. Ndërsa mirëmbajtjen e rrugëve ia jep privatit, i cili do të vendosë tarifa shtesë 5-22.5 Euro për çdo makinë.
Dhe për më tepër, konçesionarit i garanton fitimin dhe me lekë shtesë nga Buxheti. Po s’arriti dot fitimin që ai ka në mendje, pa problem, ia plotëson ti me lekët e Buxhetit…lekët që fitove nga ata 20.000 që iu hoqe ndihmën ekonomike.

Kjo është matematika jote dhe logjika jote. Merrua të varfërve me shtet, dhunë, ligj e polici dhe jepua oligarkëve me transfertë bankare.

Dhe ul pak dozën e mashtrimit kur flet me shqiptarët. Mos i quaj më kabinat e konçesionarit pasuri e përbashkët. Ato kabina që u dogjën sot nuk janë pasuri publike, janë pronë e konçesionarit. Atij konçesionari që vetëm për këtë javë ka marrë nga xhepat e shqiptarëve 200.000 Euro, pra ne i kemi dhënë 200.000 Euro dhe ai thjesht i ka futur në xhep, s’ka dhënë asgjë në këmbim.

Dhe tjetra, lekët që ne paguajmë tek kasat (5-22.5 Euro për çdo kalim), nuk janë lekë që shkojnë në Buxhetin e Shtetit. Ato shkojnë në llogarinë personale të konçesionarit. Pra nuk shkojnë në përfitim të shtetit, por direkt në llogarinë e konçesionarit. Boll i quajte lekë publike. Jo mor jo, ato lekë shkojnë në xhepin e oligarkut.

E atij oligarku që të ka kapur kokë e këmbë dhe që ka marrë cfarë i ka dashur qejfi. Që nga nafta e deri te kullat në mes të Tiranës.

Dhe që dhe pak do të të marrë dhe emrin e qeverisë. Nuk do të quhet më qeveria Rama, por qeveria Kastrati!

Postuar nga Nisma #Thurje

Leave a Reply

Animated Social Media Icons by Acurax Wordpress Development Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter