SHBA bën pritë, Erdogan “hidhet në sulm”

Turqia i ka propozuar Shteteve të Bashkuara që të tërheqë luftëtarët kurdë në lindje të lumit Eufrat në Siri ku trupat amerikane dhe turke të vendosen së bashku në zonën e Manbijit, tha një zyrtar turk të premten.

Zyrtari turk i cili nuk ka dashur të identifikohet për arsye se informacioni ende nuk është bërë publik, tha se Shtetet e Bashkuara e kanë marrë parasysh këtë propozim, në të cilën ka qenë temë e bisedës mes Sekretarit të SHBA-së dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Tillerson ka arritur në Turqi të enjtën në një vizitë dy ditore ku janë diskutuar lidhjet diskutabile ndërmjet aletatëve, të cilat janë thyer si pasojë e disa çështjeve si mbështetja e SHBA-së dhënë kurdëve sirianë që Turqia i sheh si terroristë.

Ai dhe presidenti turk Erdogan të enjten kishin një diskutim “produktiv dhe të hapur” mbi përmirësimin e lidhjeve, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA, që udhëtoi me Tillerson, pas disa javëve të retorikës anti-amerikane nga Ankaraja.

Turqia ka nisur sulmet ajrore mbi regjionin e Afrinit në Sirinë veriperëndimore muajin e kaluar për të zmbrapsur kurdët. Ankaraja ka kërkuar për një kohë të gjatë që forcat e YPG-së të lëvizin në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Gjithashtu ka kërcënuar më parë të shtyjë trupat e tij në qytetin Manbij, rreth 100 km në lindje të rajonit Afrin. Trupa amerikane tashmë janë të vendosur pranë Manbijit.

Leave a Reply

Social Media Icons Powered by Acurax Web Design Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter