Saimir Tahiri sfidon Ramën : “Unë nuk jam si Qemal Stafa”

Ish-ministri Tahiri i është përgjigjur pyetjes mjaft provokuese e bërë nga Arian Çani se mund të bie dëshmorë për hir të Evropës.
Arjan Çani : A do ta lije veten të përfundoje ne qeli dhe askujt t’i hynte gjemb në këmbë?

Kjo është e vështirë, sidomos në rastin tim që unë besoj tek e vërteta ime.

Arjan Çani : Nëse do të futej nga e vërteta e të tjerëve?

Nuk e mendoj fare se do jem në burg. Besoj shumë tek ajo që jam unë. Besoj te gjithçka që kam bërë.

Arjan Çani : Po Lu ç’pati që të përmendi para disa ditësh?

Korrekte më duket se në një vend si ky i yni me një klasë politike kaq shumë koqe, të jetë edhe asistenca e komunitet ndërkombëtar dhe ambasadorëve të përfshirë, korrekte do të duhet të ishte që të ankohen në gjykatë.

Arjan Çani : A je i bindur që ne të bien dëshmorë për hir të Evropës, për hir të negociatave? Por ata mund të arrestojnë për hir të Evropës?

Unë nuk e mendoj fare. Unë do të përballem me të vërtetën time e cila duhet të kishte nisur shumë më herët.

Arjan Çani : A po e planifikon hakmarrjen tënde?

Unë nuk jam tifoz i hakmarrjes, por as nuk jam dorëzuar.

Qemal Stafa e ‘hëngri’ nga Enveri/
Tahiri: Ai nuk e dinte, unë të paktën e di

“Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë”. Me këtë deklaratë, në media u aludua nëse Saimir Tahiri e kishte mesazh për Edi Ramën, për shkak se përdori të njëjtat fjalë që dikur ka thënë edhe vet Kryeministri kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Tahiri mohoi që kjo deklaratë të ishte kërcënim apo mesazh i koduar për këdo. Por, shtoi se është në dijeni se cilët janë personat që duan “t’i bëjnë gropën” në politikë.

Saimir Tahiri: Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët apo e dimë gabim?

Arjan Çani: E hëngri nga Enver Hoxha, ti e di.

Saimir Tahiri: Po mirë, ai nuk e paska ditur nga mund ta hante. Unë të paktën e di. Qemali i shkretë nuk e dinte që mund ta hante nga Enveri. Unë të paktën e marr me mend.

Arjan Çani:….që do ta hash nga Rama?

Saimir Tahiri: Nuk e besoj dhe as është e mundur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Animated Social Media Icons by Acurax Responsive Web Designing Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter