Turqia e Erdoganit perballe Izraelit te Benjamin Netanyahu

Kurioziteti na shtyu te benim nje kerkim te thjeshte.
Vume re disa detaje interesante pervec atyre qe dihen si numri me i madh i popullsise se Turqise kundrejt popullsise se Izraelit, apo siperfaqja me e madhe tokesore dhe ujore e shtetit te drejtuar nga Erdogani.

Na terhoqi vemendjen fakti qe kane afersisht te njejtin numer ushtaresh ne total 743 mije Turqia dhe 718 mije Izraeli edhe pse Turqia ka 10 fishin e popullsise se Izraelit. Surpriza tjeter eshte se Izraeli ka 2620 tanke kurse Turqia 2445 te tille si dhe 10185 mjete te blinduara Izraeli dhe 7550 te tilla Turqia.
Nder pika te tjera vihet re se Turqia ka artileri sa dyfishi i Izraelit, 697 perkundrejt vetem 300 qe posedon shteti i Netanyahu-t, apo diferenca e madhe te raketa-hedhesve ku Erdogani numeron 811 te tille nderkohe qe Izraeli ka vetem 48.

Pershtypje te ben edhe fakti se Izraeli ka me shume avione luftarake se Turqia edhe pse Turqia dominon me helikoptere dhe mjete te tjera ajrore.
Flota detare nuk ka le vend per surpriza kur flitet per nje vend si Turqia qe laget ne pjesen me te madhe nga deti perballe Izraelit qe vijen bregdetare e ka shume me te limituar se Turqia.
Nje fakt akoma me i pabesueshem eshte edhe buxheti per mbrojtjen ku Izraeli shpenzon sa dyfishi i Turqise plot 15 miliarde e 500 milion dollare perkundrejt 8 miliarde e 208 milion dollare qe shpenzon Turqia.

Midis gjithe ketyre faktoreve shohim vende vende dominim te Izraelit dhe ne shumicen e pikave dominim te Turqise por ajo qe i vendos padyshim vulen nje krahasimi midis dy vendeve eshte fuqia berthamore e secilit prej tyre. Mos u surprizoni kur te mesoni se Izraeli zoteron me shume se 80 bomba atomike (mendohet te jene deri ne 120 te tilla) ndersa Turqia nuk zoteron asnje te tille. Pra mesa duket nje perplasje midis tyre qe ne fillim do mendonim se do ishte nje fitore e lehte e Turqise nuk qenka aspak e tille, mbase kjo shpjegon edhe faktin pse Erdogan shpesh shmang diskutimin per konfliktin midis Izraelit dhe Palestines, mund te themi me pak fjale se Izraeli qenka pergatitur per te perballuar me sukses edhe nje konflikt te mundshem me Turqine.

Urojme qe lideret e dy vendeve as mos e cojne ndermend dicka te tille pasi pasojat do ishin padyshim fatale per te dyja vendet dhe zor se do kishte fitues pa shkaterrimin total te te dyja vendeve njekohesisht. Ne keto kohe kur qindra mijera civile te pafajshem vdesin neper konflikte ushtarake te sajuara per interesa te liderave nderkombetare miqesisht do ju kerkonim ketyre “udheheqsve” te mbajne larg konflikteve vendet si Turqia dhe Izraeli pasi perfshirja e tyre do trondiste realisht gjithe globin.

Me poshte keni dhe nje video ku renditen fuqia ekonomike, siperfaqja dhe numri i mjeteve luftarake te dy vendeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Social Media Integration by Acurax Wordpress Developers
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter