Video/Top Channel demaskon kullat e Edi Ramë në Portokalli

Top Channel nuk po i del e keqja me maninë e Edi Ramës për të mbushur kryeqytetin me kulla. Pas emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit pak kohë më parë, vetëm fundjavën që sapo u mbyll këtë temë e trajtuan lajmet e Top Channel, emisioni “Eksluzive” të dielën në mbrëmje dhe në fund Portokallia të dielën në darkë.

Në këtë të fundit, kryeministri shfaqej në një studio të sajuar si zyra më flutura, në krah të këshilltarit të tij mediatik Endri Fuga (megjithëse Fuga këto ditë nuk gjendej në krah të Ramës, por në Birmani), dhe u shpërndante gradaçiela të fortëve dhe trafikantëve që e vizitonin.

Ndoshta pas disa debateve dhe investigimeve serioze, vendimi për të shndërruar në parodi maninë e Ramës për grataçielat (të cilën Lubonja e quan si kompleksi i virilitetit të munguar) është ai i duhuri. Pasi akte të tilla marrëzie nuk mund të përballohen me seriozitet, por me humor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Social Media Integration by Acurax Wordpress Developers
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter