Je tifoz futbolli ? I dije këto kuriozitete rreth lojës më popullore në planet ?

Këto janë 11 kuriozitete nga bota e futbollit që çdo tifoz duhet ti dijë :

Të gjithë e dijmë që futbolli është sporti më popullor në botë. Ka disa fakte në historinë e futbollit që pak veta mund të thonë se i dinë…

  1. Lojtari më i gjatë i të gjitha kohërave: futbollisti kinez Yang Changpeng, 206 centimetra i gjatë. Aktualisht luan te skuadra e Yinchuan Helanshan.

  2. Ndërsa lojtari më i shkurtër është Elton Josè Xavier Gomes, futbollist brazilian, vetëm 158 centimetra.

  3. Lojtari më i shëndoshë: William Foulke, portier i cili ka luajtur me këto skuadra Sheffield, Chelsea dhe Bradford City, është konsideruar lojtari më i shëndoshë i të gjitha kohërave; pesha 150 kg; gjatësia 193 centimetra.

  4. Ndeshja me më shumë tifozë: Brazil-Uruguai (1-2), finalja e Botërorit 1950, e luajtur në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro, më 16 korrik, është ndeshja që ka pasur më shumë tifozë në stadium – 199.854 persona.

  5. Skuadra më e vjetër në botë: Sheffield Football Club, i krijuar më 24 tetor 1857, është klubi më i vjetër në botë, aktualisht ndodhet në kategorinë e tetë angleze.

  6. Goli më i shpejtë i të gjitha kohërave: Nawaf Al Abed iu deshën vetëm dy sekonda për të shënuar golin më të shpejtë në histori në ndeshjen mes Al-Hilal e Al Shoalah më 2 shtator 2009, që përfundoi me rezultatin 4-0.

  7. Lojtari më i vjetër në botë: Stanley Matthews, luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Anglisë, më 14 mars 1957, në moshën 50-vjeccare. Për këtë është konsideruar lojtari më i vjetër i të gjitha kohërave. Një detaj tjetër interesant është që ai është fituesi i parë i Topit të Artë më 1956.

  8. Ndeshja e parë e luajtur mes dy kombëtareve: ishte 30 nëntor i vitit 1872 kur për herë të parë u përballën dy skuadra kombëtare në futboll, ishte ndeshja Skoci-Angli, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

  9. Lojtari më i ri i të gjitha kohërave: Mauricio Baldivieso, futbollist nga Bolivia, luajti për herë të parë në moshën 12-vjeccare në kategorinë e parë dhe për këtë është lojtari më i ri që ka luajtur në një kampionat profesionistësh.

  10. Transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Deri pak kohë më parë këtë rekord e mbante Gareth Bale, të cilin Real Madrid e bleu nga Tottenham Hotspur në vitin 2013, për 101 milionë euro. Por në gusht të vitit 2016, Paul Pogba ka thyer këtë rekord pasi u ble nga Manchester United për 105 milionë euro plus 5 milionë euro bonus. Ky rekord u dyfishua me transferimin e Neymar te PSG për plot 222 milionë Euro në merkaton e verës së vitit 2017.

  11. Ndeshja me më shumë autogola: AS Adema-SO de Emyrne (31 tetor 2002) e mbyllur me rezultatin 149-0 për AS Adema, është ndeshja me më shumë autogola; lojtarët e ekipit kundërshtar në shenjë proteste për një vendim të padrejtë të arbitrit në një ndeshje të mëparshme, që nga minuta e parë e deri në minutë të fundit kanë bërë autogola, me tifozët në stadium që nuk arrinin t’u besonin syve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Animated Social Media Icons by Acurax Responsive Web Designing Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter