Këto janë 18 kuriozitetet që është turp mos i dini

njeri kurioz

Mësoji para miqve të tu 18 kuriozitetet më pikante :

  1. A e dini se një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë duke u rruajtur e qethur ?

  2. Gjeniu Bethoven para se të kompozonte fuste kokën në ujë të ftohtë.

  3. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qënë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një siperfaqe më të madhe se Belgjika.

  4. Vetëm mushkonjat femra piskojnë.

  5. Lindjet vjetore në Indi e kalojnë popullsinë e Australisë.

  6. Rreth 96% e sallatorit, është ujë.

  7. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe.

  8. Ajnshtajni deri në moshën 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

  9. Një shqiponje mund ta shohë prenë e saj nga 3000 metra larg.

  10. Fluturat shijojnë me anë të këmbëve.

  11. Një njeri qesh mesatarisht 13 herë në ditë.

  12. Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.

  13. Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

  14. Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

  15. Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

  16. Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

  17. Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi i tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

  18. Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Plugin for Social Media by Acurax Wordpress Design Studio
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter