Harrojeni shiun, vapa pushton Shqipërinë me 1 Prill

Data 1 prill njihet si “dita e gënjeshtrave”,  aq sa edhe moti do të duket gati i pabesueshëm.  Parashikimi i motit për ditën e Pashkëve ka qenë gjithmonë pak “i pasigurt”, kjo pasi dimri dhe vera kanë ardhur njëkohësisht gjatë marsit, duke mos i dhënë  stinës së Pranverës  temperaturat e saj normale.

Edhe kremtimi më i madh i krishterimit është i vendosur në një sezon shumë dinamik ku ndryshimet e motit janë në rendin e ditës; parashikimi për 1 prill i përpunuar nga modelet meteorologjike më 25 mars mund të jetë shumë ndryshe nga trendet e mëparshme.

Sipas përditësim të ri për Pashkë do të vijnë erëra të forta nga jug-perëndimi që do të fryjnë në të gjitha basenet italiane, por edhe pjesën e ultësirës perëndimore të Shqipërisë, ndihmuar nga ardhja e stuhive të ngrohta nga nga Afrika e një stuhie që mban emrin “Hannibal”. Pjesa tjetër e vendit pritet të karakterizohen nga vranësia, por pa reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të konsiderueshme, gati 28-30 ° në Sicili, deri në 26 ° në pjesën tjetër të jugut pranë kufirit me Shqipërinë. Temperaturat do të ngrihen edhe mbi 30 gradë, diçka e pazakontë për muajin prill.

Leave a Reply

Animated Social Media Icons by Acurax Responsive Web Designing Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter