Ja si bëhet operacioni i hundës (video)

Shpesh dëgjojmë për operacionet e hundës me qëllim korrigjimin e deformimeve, madhësisë apo thjesht formës së saj.

Normalisht është një ndërhyrje pa ndonjë rrezikshmëri të lartë por që kërkon kujdes të posaçëm. Operacioni nis me prerjen e pjesës së mishit që mbulon pjesën kockore dhe kërcore të hundës. Pastaj zbulohet pjesa e brëndshme e hundës e cila do të korrigjohet nëpërmjet prerjeve.

Prerjet bëhen me një kujdes të veçantë pasi duhet të mos dëmtojnë simetrinë e vrimave të hundës por njëkohësisht edhe pamja e saj të jetë simetrike. Për këtë arsye mjeku kujdeset që çdo prerje të jetë simetrike në rastin e një hunde normale, por nëse kemi të bëjmë me një hundë të shtrembër atëherë prerjet bëhen ndryshe. Në këtë rast mjeku kujdeset që të korrigjojë shtrembërimin duke i kryer prerjet në proporcion me shtrembërimin aktual që të realizojë drejtimin e hundës në fund të operacionit.

Në videon e mëposhtme do të ndiqni të gjitha detajet e kësaj ndërhyrje në një simulim 3D të ndërhyrjes. Padyshim që më mirë këtë video do e kuptonte një mjek apo infermiere ose student i këtyre degëve por ideja e operacionit bëhet e qartë për secilin prej nesh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Social Network Integration by Acurax Social Media Branding Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter