“Kur mbyllet një derë, hapet një tjetër”/ Mesazhi brilant për dështimet që çojnë në sukses

A e dini se ndonjëherë t’ju pushojnë nga puna, mbase është “nderi” më i madh që po ju bëjnë. Ju flakën jashtë punës, edhe pse jeni të bindur që dhatë më të mirën nga vetja.

Por ajo që fillimisht ju duket si fatkeqësi, mund të jetë themeli i një rrugëtimi të ri drejt suksesit. Jo më kot dëgjohet shpesh, “kur mbyllet një portë, hapet një tjetër…” dhe kjo është një shprehje që e kanë për zemër shumë njerëz të fuqishëm, sepse pikërisht ashtu ka nisur karriera e tyre.

Një shembull është edhe autorja Nga Ekaterina ëalter, drejtore e Househappy, autore e bestsellerit të ëall Street Journal “Mendo si Zuck” (Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook).

Ajo ka mbajtur një fjalim brilant për dështimet që të çojnë drejt suksesit, siç ishte rasti i themeluesit të Facebook, një pjesë të së cilës, po e sjellim shkurtimisht në vijim.

PRITINI DEVIJIMET DHE DËSHTIMET ME KRAHËT HAPUR

Nga Ekaterina Walter/Drejtore e Househappy, autore e bestsellerit të Wall Street Journal “Mendo si Zuck (Think like Zuck)”

Kam mësuar që, ajo që ju mendoni se është gjëja më e keqe që mund t’ju ketë ndodhur në atë moment, në fakt mund të rezultojë të jetë gjëja më e mirë që të ka ndodhur.

Mund të numëroj shumë raste kur kam menduar se bota po merrte fund, ndërkohë që pak kohë më vonë kam qeshur me të madhe. Dhe kam falenderuar yjet e fatit për faktin që ajo kthesë ka ndodhur.

Një gjë që do të vëreni tek njerëzit e suksesshëm, sidomos me ata që kanë prirje sipërmarrësi, është se ata i mirëpresin devijimet dhe dështimet si pjesë e natyrshme e udhëtimit që kanë nisur.

Kur mësoj të rinjtë, u them që pikësëpari të mos vënë asnjëherë në dyshim pasionin e tyre dhe aftësinë për të realizuar gjërat.

Nëse ke besim në vetvete, në destinacionin tënd, dhe në atë që po përpiqesh të ndërtosh, të gjithë këto do të të bëjnë të kalosh edhe kohët e vështira. Dhe të tilla do të jenë, kohë të vështira, dhe jo fundi i botës.

Kështu që, klisheja e famshme “kur mbyllet një derë, hapet një tjetër”, në fund të fundit nuk është thjeshtë një klishe. Duhet të kesh vetëbesim të mjaftueshëm për të parë derën tjetër që hapet. Dhe kjo kërkon që të mos ngulësh gjatë vështrimin tek dera e mbyllur.

Leave a Reply

Social Media Icons Powered by Acurax Web Design Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter