Kush është engjëlli që mbron “sulltanin”? Grekët çmenden pas agjentes së Erdoganit

Vizita e  liderit turk në Greqi është bërë kryefjala e mediave të rajonit, kohët e fundit, por duket se vëmendja e grekëve ka qenë tjetër kund. Mes qindra agjentëve që garantojnë sigurinë e presidentit Erdogan gjatë vizitës historike të tij në Greqi, vëmendjen e fotoreporterëve e ka tërhequr edhe një vajzë, e cila ndodhej në aeroport gjatë zbritjes së presidentit turk në aeroportin “Eleftherios Venizellos”

Të gjitha mediat greke, pyesnin të nesërmen se kush ishte ky “engjëll që mbron Sulltanin”. Ato postuan pafund foto të bukuroshes bionde, e cila më vonë u identifikua si Sofia Papajorgjiu.

Por doli se në të vërtetë bukuroshja që u mori mendjen të gjithëve ishte bodigarde e forcave greke “ELAS” dhe se shërbente prej vitesh në shoqërimin e personaliteteve të huaja që vizitojnë vendin.

Leave a Reply

Customized Social Media Icons from Acurax Digital Marketing Agency
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter