Trump e bllokon ne Twitter, ndjekesi e hedh ne gjyq dhe gjykata vendosi …

Në morinë e milionë ndjekësve që ka në profilin e tij në Twitter, Donald Trump gjen jo rrallë edhe kritikë.

“Cicërimat” e tij, shpesh me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe ndryshe nga ajo e paraardhësve të vet në Shtëpinë e Bardhe, tërheqin këta kritikë që e kundërshtojnë duke i kthyer përgjigje po në këtë rrjet social.

Por, disa kritika nuk i pëlqejnë as Donald Trump, ose personave që merren me Twitter-in e tij dhe për këtë zgjedhin që të bllokojnë personat që i lënë këto komente.

E në numrin e madh të këtyre personave, shtatë zgjodhën që ta padisin Presidentin për bllokimin që i ka bërë, duke e cilësuar këtë akt si antikushtetues.

Padia u shqyrtua nga gjyqtarja Naomi Reice Buchwald në Uashington. Kjo e fundit doli jo me një vendim urdhërues, por këshillues për Presidentin.

“Mund të shmangë komentet e tilla thjesht duke i heshtu përmes opsionit “mute”, i këshilloi gjyqtarja shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Në Twitter nuk mund të shohin dhe as t’u përgjigjen postimeve të kryera nga një llogari që i ka bllokuar, por nëse zgjidhet opsioni “mute”, ata mund ta shikojnë dhe postojmë në një status të caktuar, por titullari i llogarisë nuk i sheh.

Leave a Reply

Animated Social Media Icons by Acurax Responsive Web Designing Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter