Eleni Foureria tregon përse e mohoi origjinën shqiptare në Greqi

Eleni Foureira është jo pak e njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Një këngëtare e njohur prej vitesh në Greqi, por që emri i saj bëri bujë pasi mohoi origjinën shqiptare. Por çfarë e shtyu Elenin të mohonte prejardhjen e saj? Së fundmi në një prononcim për një televizion grek ajo ka folur lidhur me këtë temë.

“Në atë kohë vendosëm bashkë me familjarët e mi, që mos të tregojmë se jam nga Shqipëria, që të duan Eleni Foureiran për atë që është. Po, ishte veprim i gabuar. Megjithatë, nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk e di nëse do të veproja ndryshe”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ndërsa për emrin ajo tha: “Emri im i vërtetë është Entela. Eleni është emri im i pagëzimit në Greqi”. Eleni zbuloi gjithashtu, se dikur i kishin propozuar për martesë, por kishte refuzuar, sepse nuk ishte gati në atë moment.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Floating Social Media Icons by Acurax Wordpress Designers
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter