Historia prekëse e emigrantit shqiptar, që shteti i theu ëndrrat

Ai ishte shume i ri dhe kishte endrra te medha per jeten, por gjerat nuk shkuan si duhet. Pasi mbaroi gjimnazin edhe pse jo me nota te mira, vazhdoi shkollen e larte per te marre nje drejtim ne jete. Gjerat nuk shkuan mire edhe ne \pogradec ku vazhdoi studimet per Menaxhim Turizmi dhe zgjidhja e vetme ishte emigrimi.

Ishte djale i mire dhe capken, pak zeshkan dhe gjithmone i buzeqeshur. Emrin e kishte Adrian, por gjithe shoqeria i therrisnin Nushi. Ishte shume i respektushem dhe i gjithe fshati ku u rrit e respektonin dhe e donin fort. Por disa probeme te pabaza me policine bene qe te largohej. Ai u akuzua per vjedhje ne fshat te disa dyqaneve, edhe pse nuk kishin asnje fakt policia e shoqeroi ne komisariat bashke me shoket e lagjes. Ata ishin te vegjel dhe ajo nuk ishte veper kalamajsh, por ky eshte shteti shqiptar qe dhe te miturit i trajtoi si kriminela.

Ne jete ka shume te papritura dhe iu desh te emigronte ne Gjermani ne nje moshe shume te re, ne kulmin e rinise duke lene endrrat e tij pergjysem. Atje e priste vellai qe ishte me i madh se ai. Sapo arriti, pa ditur gjuhe, rruge, as nga te shetiste, njerez shume nuk njihtje, jeta filloi ti beheshe e merzitshme. Vellai e mbajti pak ne shtepi, me pas e transferoi tek disa shoke, pasi te tilla ishin rrethanat.

Hamburgu eshte qyteti qe i mori rinine. Filloi pune ne nje firme ndertimi dhe merreshin me hekura. Pune e rende per nje djale te ri ne moshe dhe qe nuk e kishte ushtruar me pare. Por skishte cte bente dhe do tepershtateshe. Sistemi eshte i till ne Gjermani ku punohet shume ore dhe intensivisht. Koha nga ana tjeter bente te veten, ku detyroheshe te punoje ne shi dhe ne te ftohte, pasi duheshe mbyllur puna. “Ne emigrim ka momente ku nuk e do veten, vuajtja eshte aq e madhe sa ne shumicen e rasteve mendon, per cfare i dua keta leke. Por me pas kur mendon per Shqiperine dhe pse u largove shterngon dhembet e punon me fort. Ka pasur dite qe i futnim kembet ne uje qe ne 7 te mengjesit dhe njeher ne 8 te darkes dilnim”, shprehet Adriani.

Me pas gjerat filluan te behen me te lehta per te, pasi ia mori doren pune dhe filloi te mesonte nga pak gjuhen. “Kur je ne nje vend te huaj dhe num mundesh te komunikosh, ndjenja qe te pushton eshte shume e trishte, por duhet te jesh i forte dhe te durosh cdo perbuzje”, vazhdon ai. Qendrimi ne Gjermani per 5 vjet ka pasur momente te keqia dhe te mira. “Kujtoj kur dilnim ne fundjave me shoqerine neper klabe dhe deheshim shume, pasi ishte i vetmi argetim qe kishim dhe qe na bente te humbisnim mendjen. Pas nje jave te lodhshme, ku nuk na zinte gjumi ne darke nga lodhja, vinte e shtuna dhe thoje me veten te largohem njeher nga hekurat dhe te shijoj nje dite, pasi na shkoi jeta si skllever”.

Gjate kthimit e mbajne ne doganen belge, ku edhe e ndeshkjone me nje vit te mos shkele ne zonen evropiane. “Ajo mund te ishte gjeja me e mire qe me ndodhi ne ato 5 vite, pasi e dija qe sido qe te shkonte 1 vit do ta kaloja ne vendlindje prane familjes”.

Pasi kthet ne Shqiperi, Adriani ben nje periudhe pushime dhe me pas kerkon te angazhohet me pune. Fillon pune si agjent shitjesh, pasi ishte shume i mire ne komunikim dhe mjaft bindes. Qendron per disa kohe ne ate pune ku nuk korr suksesin qe priste dhe me pas e le. Provon disa pune te tjera, pasi enderronte te vazhdonte nje jete ne Shqiperi dhe te mos largohej me. “Nuk doja te largohesha me, pasi emigracioni skllav te tjetrit te mabn gjithmoe. Por edhe ne vendin tim nuk gjeta ate qe mendoja. Ishte bere me keq ngase e kisha lene. Askush nuk te merrte seriozisht dhe rrogat ishin ne minimumin e mundshem. Nuk mund te jetoja me ne kete vend, ku vuajtja ishte me e madhe se ne emigracion”.

Pas nje periudhe 1 vjecare ne Shqiperi, Adriani merr serish rrugen e emigracionit, me nje dhimbje te forte ne shpirte dhe me sy te mbushur me lot, pasi endrat e tij ishin thyer. Ne vendin e tij nuk gjeti asnje mbeshtetje, edhe pse vendosi te hapte nje biznes, por shteti shqiptar dihet qe i vendos ligjet sipas deshires dhe asgje nuk funksionon njelloj per te gjithe. “Doja shume te rrija ne Shqiperi dhe te ngrija nje biznes me kursimet qe kisha mbledhur, por nuk gjeta ambjentin qe mendoja. Nuk mund te kesh sukses kur investitoret trajtohen njeri si i nenens e tjetri si i njerkes. Me shume dhimbje vendosa qe te le serish Shqiperine, por do te kthehem serish pasi jam shqiptar dhe ketu kam njerzit e dashur. Si un mund te kete edhe qindra te tjere, por qe nuk mund te kthehen te investojne pasi shteti nuk te le hapsira, eshte per te ardhur keq,” perfundon Adriani.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Plugin for Social Media by Acurax Wordpress Design Studio
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter