Propozimi me i cuditshem qe ka marre Ilda Bejleri

Ilda Bejleri do të jetë e ftuara e Ermal Mamaqit, në “Xing”-un e sotëm në TvKlan, dhe garanton një show fantastik. Të paktën, nga ajo që pamë në videon e publikuar në faqen zyrtare të moderatorit të njohur, Ilda Bejleri, prezantuesja simpatike krijon vërtet situata të këndshme, ndërsa u përgjigjet pyetjeve thumbuese “alla” Ermal Mamaqi!

 

@ildabejleri sot në Xing me Ermalin.

Posted by Ermal Mamaqi on 10.03.2018

Dhe në vazhdën e natyrës së këtyre pyetjeve, Ermali e pyet Ildën, se cili ka qenë propozimi më kot që ka marrë deri më sot. E duke qeshur, ajo ja kthen: “Ka nga këto propozimet e tipit, ej kam ardhur në Tiranë unë…”, ndërkohë që qesh edhe vet nga ky lloj bisede.

 

Ilda Bejleri, po shijon vërtet ditët e suksesit në karrierën e saj televizive. Edhe pse identifikohet si prezantuesja e sportit, prej disa ditësh ajo po drejton një reality show mjaft të suksesshëm, me titull “Rikthimi i dallëndysheve”. Jeta e balerinëve dhe artistëve të larguar nga Shqipëria, vihet në fokus të këtij emisioni, bashkë me fakte të reja dhe interesante dhe momente të rralla të përcjella drejtpërdrejtë nga vet protagonistët.

Ndërkohë, ne jemi gjithë me sy e veshë në puntatën e mbrëmjes së sotme të “Xing” me Ermalin për të mësuar ndofta më shumë rreth bukuroshes Ilda Bejleri!

Leave a Reply

Plugin for Social Media by Acurax Wordpress Design Studio
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter