Futbolli, me shume se thjeshte nje loje

Say no to racism

Shpesh na ndodh te pyesim veten: Si ka mundesi qe futbolli eshte sporti me i ndjekur ne planet? Cfare perfaqeson ky sport per miliona tifoze qe lene cdo gje per te ndjekur ekipin e tyre te zemres? Veshtire ti japesh nje pergjigje te sakte por disa nga arsyet kryesore jane emocioni, adrenalina e sekondave te fundit te ndeshjes, gezimi per cdo gol te shenuar apo hidherimi per ata te pesuarit.

Pasioni per kete loje ka sjelle edhe globalizimin e saj. E nisur si nje loje qe e luanin te burgosurit ne Angli per te shtyre kohen, pa rregulla te qarta dhe shume e dhunshme, loja e futbollit terhoqi vemendjen e turmave. Me emocionet qe dhuronte pervec vemendjes fitoi edhe zemrat e tifozeve. Ne te vertete futbolli eshte shume me shume se nje loje. Sot ky sport xhiron miliarda dollare duke sherbyer edhe si nje nga mjetet me te fuqishme te marketingut.

Qindra mijera biznese gjigande zgjedhin pikerisht ekipet apo lojtaret e ketij sporti per te prezantuar produktet dhe sherbimet e tyre per publikun. Kjo ndodh fale shikueshmerise mjaft te larte. Shume prej ekipeve te futbollit solidarizohen me shoqata bamiresie neper bote duke ndihmuar te varferit, kane terhequr vemendjen per shume konflikte apo padrejtesi duke ia arritur te sensibilizojne opinionin publik por edhe pushtetaret. Pikerisht UEFA qe eshte organizata me e madhe e futbollit ne Europe mban si slogan “Thuaji jo rracizmit” duhe ndihmuar ne uljen e konflikteve per arsye rracore, pranimin ne shoqeri te minoriteteve qe me pare shiheshin si te padeshiruar ne shume vende te botes.

Pikerisht per t’ju percjelle juve sadopak nga ky emocion ju ftojme te ndiqni edhe videon e meposhtme qe te kuptoni se pse futbolli nuk eshte vetem nje loje ku luajne 22 individe kush shenon me shume ne porten e kundershtarit. Shikim te kendshem.

Leave a Reply

Animated Social Media Icons by Acurax Responsive Web Designing Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter