Huawei Nova 3e, fjala e fundit e teknologjisë

Kemi dëgjuar një numër të madh të thashethemeve në lidhje me telefonin e ri Huawei P20, tani në versionin kinez pajisja ka nisur si Huawei Nova 3e.

Telefoni i ri Nova 3e do të vijë me një ekran 5.84 inç që ka një rezolucion Full HD + me 2280 x 1080 piksel. Telefoni është i pajisur me procesorin 64-bit octa core Kirin 659.

Specifikat tjera në pajisje përfshijnë edhe 4GB RAM dhe një zgjedhje prej 64GB 128GB memorie. Nëse keni nevojë për një memorie tjetër shtesë, telefoni do të vijë me opsionin e zgjerimit të kartës microSD, bashkë edhe me dy SIM.

Huawei Nova 3e përmban dy kamera të pasme, një do të vijë me një sensor 16 megapikselësh dhe tjetri me një sensor me 2 megapikselë. Në pjesën e përparme të telefonit është edhe kamera me 24 megapikselë. Pajisja vjen me një bateri prej 3000 mAh.

Telefoni do të vijë në një zgjedhje të ngjyrave që përfshijnë Rose Gold, Black and Blue, çmimi për modelin Nova fillon në rreth 315 dollarë.

Leave a Reply

Customized Social Media Icons from Acurax Digital Marketing Agency
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter