Njeriu që shiti aksionet e Apple për 800 $

Mund t’ju duket çudi por është e vërtetë. Njeriu më i dështuar në planet ka një emër dhe quhet Ronald Wayne.

Ronald Wayne Apple
Ronald Wayne Apple

Pikërisht një nga tre themeluesit e gjigandit Apple bashkë me Steve Jobs dhe Steve Wozniak kishte 10 % të aksioneve të kompanisë në fillimet e saj.
Duke marrë shkas nga disa dështime të mëparshme në biznes ai mendoi të tërhiqej në kohë këtë herë duke synuar të sillej si i shkathët duke shmangur falimentimin.
Por u gabua rëndë pasi ai i shiti aksionet e tij vetëm 2 javë pas themelimit të kompanisë tek Jobs dhe Wozniak për vetëm 800 $. Po pra vetëm 800 dollarë për 10 % të aksioneve të Apple Inc që sot ka një vlerë plot 750 miliardë dollarë dhe 10 % i bie 75 miliardë dollarë do ishte pasuria e Wayne sot nëse nuk do ishte treguar mosbesues duke u dorëzuar ende pa filluar.
Gjithsesi dy bashkë-themeluesit e kompanisë u treguan zemërgjerë duke i dhuruar edhe 1500 dollarë të tjerë vetëm që të siguroheshin që ligjërisht ai nuk mund të ngrinte më pretendime mbi kompaninë si dhe i bënë dhuratë nje Ipad në shenjë mirënjohje. Pikërisht vlera e Ipadit që Wayne mori dhuratë ishte më e madhe se vlera e aksioneve që ai ju kishte shitur dy Steve-ave në fillimet e kompanisë.
Quajeni çfare të doni por ky njeri nuk ka të drejte as të pendohet pasi u tregua aq i dështuar sa edhe kur dy djemtë i kërkuan te ribashkohej me ta pasi kishin korrur disa suksese ai refuzoi duke thënë se ndjehej më mirë duke punuar si inxhinier në një fabrikë. Ky pra miq është shembulli i gjallë i dështimit, një shembull që kurrësesi nuk duhet ndjekur.
NESE NISNI DICKA SHKOJINI DERI NE FUND, NESE DESHTONI DO KENI PROVUAR TE KENI SUKSES, NESE TERHIQENI DO KENI DESHTUAR PA E PROVUAR AKOMA …

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Social Media Widget Powered by Acurax Web Development Company
%d bloggers like this:
Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter